Vaksina e Oksfordit/ SHBA zgjeron hetimin e sigurisë, Europa drejt OK

1 Tetor 2020, 13:44| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 13:46

  • Share

Europa përshpejton kurse SHBA-ja ngadalëson. Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca ndan dy kontinentet.

Ndërsa nga njëra anë EMA (agjencia europiane e ilaçeve) është e gatshme të rifillojë ekzaminimin e vaksinës, Fda (agjencia amerikane) ka kërkuar informacion të mëtejshëm pas ndalimit përkohësisht të provave klinike në shtator kur te një prej vullnetarëve që kishin administruar vaksinën u zhvillua një sëmundje e rëndë neurologjike.

Ajo do të shqyrtojë të dhënat nga provat e mëparshme të vaksinave të ngjashme të zhvilluara nga të njëjtët shkencëtarë. Hetimi mund të ngadalësojë më tej zhvillimin e vaksinës të hartuar nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit, një nga më të rëndësishmet në zhvillim. Administrata Trump ka premtuar 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur zhvillimin e vaksinës AstraZeneca dhe për të garantuar 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.

EMA drejt dritës jeshile

Agjencia Europiane e Barnave është gati të fillojë ekzaminimin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.

Fillimi i procedurës mund të fillojë që  këtë javë. Ky është një përshpejtim i papritur edhe nëse autoritetet britanike kishin rifilluar ekzaminimin e vaksinës më pak se një javë pas ndërprerjes së saj.

Testet kanë rinisur gjithashtu në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Indi. Drejtori i sektorit të vaksinave të EMA, Marco Cavaleri, kishte deklaruar se drita jeshile për rinisjen e testeve do të vinte pas verës dhe se miratimi i parë i një vaksine mund të vinte deri në fund të vitit.

Në kushte normale, duhen disa muaj që autoritetet të rishikojnë barnat e paraqitura nga prodhuesit. Në raste urgjente, siç është pandemia, fillohet një procedurë e shpejtë për të përcaktuar nëse do të autorizohet përdorimi i ilaçit, në këtë rast vaksinës antiCovid.

Ora 15:57
Covid/ Agjencia Europiane e ilaçeve nis procedurat e aprovimit të vaksinës së Oksfordit

EMA ka filluar të analizojë të dhënat e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, që është dhe hapi i parë në procesin e miratimit të vaksinës antiCovid. Sipas agjencisë europiane të barnave, kjo është vaksina e pare kandidate që arrin këtë fazë.

Sipas EMA, kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, pasi shumica e të dhënave duhet të analizohen ende nga CHMP (Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor).

Autoritetet e agjencisë europiane të barnave theksuan se po analizon të dhënat laboratorike dhe jo ato klinike të vaksinës së Oksfordit.

Vendimi për të filluar testimin e vaksinës së AstraZeneca dhe Oksfordit bazohet në rezultatet paraprake të studimeve jo-klinike dhe klinike për prodhimin e antitrupave dhe qelizave T (qelizat e sistemit imunitar, d.m.th. mbrojtjet natyrore të trupit) që synojnë virusin Covid.

Provat klinike të vaksinës në shkallë të gjerë mbi mijëra njerëz të vaksinës janë duke u zhvilluar dhe rezultatet do të jenë në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm. Këto do të japin informacion se sa efektive është vaksina në mbrojtjen nga Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca dhe Oksfordit është një nga më të përparuara në prova.

Sot Bashkimi Evropian gjithashtu ka dhënë alarmin për rrezikun nga gripi i shpendëve. Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit dhe Qendra Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit ka deklaruar sot se "Vendet e BE duhet urgjentisht të intensifikojnë mbikëqyrjet dhe masat e biosigurisë për të parandaluar epideminë e re të mundshme të gripit të shpendëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?