Vaksinat anti-COVID

Mbërrijnë 375 mijë doza Pfizer nga BE në vendin tonë, Ministrja e Shëndetësisë: Dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë

31 Dhjetor 2021, 09:34| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 09:44

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur 375,000 doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu shprehet se përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e Bashkimi Evropian ishte e pakursyer.

"Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë.", shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

Donacioni i vaksinave i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë u mundësua nga Portugalia, ndërsa BE ka dhuruar gjithsej për Shqipërinë më shumë se 510 mijë vaksina.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?