Vaksina antiCOVID e kompanisë Johnson & Johnson aplikon për autorizimin e përdorimit në Europë

16 Shkurt 2021, 20:08| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 20:13

  • Share

Një tjetër kompani e cila ka prodhuar vaksinën antiCOVID kërkon autorizimin nga Agjencia Europiane e Barnave për t’u përdorur në Europë.

Komisioni Europian njofton në faqen e tij në Twitter se një tjetër prodhuese vaksinash ka aplikuar pranë Agjencisë Europiane të Barnave për të marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës saj në vendet e Europës.

Bëhet fjalë për prodhuesit e Janssen/Johnson & Johnson të cilët kërkojnë që vaksina e tyre të përdoret kundër koronavirusit në Kontinentin e Vjetër.

Sipas procedurave të ndjekura dhe me vaksinat e fundit, Agjenci Europiane e Barnave duhet të kryejë një vlerësim të pavarur dhe shkencor për të parë efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës për të autorizuar më pas përdorimin e saj në BE.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?