Vaksina antiCovid/ BioNTech rrit kapacitetet, blen fabrikë prodhimi nga Novartis

18 Shtator 2020, 17:43| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 17:44

  • Share

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech ka rritur në mënyrë drastike kapacitetet e saj të prodhimit për vaksinën e mundshme Covid-19 që ajo po zhvillon së bashku me kompaninë amerikane Pfizer.

Gjatë një konference për shtyp, kompania njoftoi se ka blerë edhe një fabrikë prodhimi vaksinash nga firma farmaceutike Novartis.

Sipas BioNTech, me blerjen e fundit kapaciteti i prodhimit do të jetë rreth 750 milionë doza në vit ose më shumë se 60 milionë doza në muaj

Gjithashtu kompania përsëriti qëllimin e saj për ta patur gati vaksinën për miratim nga enti rregularot midis tetorit dhe nëntorit të këtij viti.

BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar të shpërndajnë në SHBA disa nga 100 milionë dozat e para që do të jenë në dispozicion.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?