Vaksinë anti-grip: Mitet
që duhen thye

11 Nëntor 2013, 12:48| Përditesimi:

  • Share
Ka kohë që ekzistojnë mëdyshje mbi çështjen: A duhet të vaksinohemi apo jo ? Dhe nëse po, kur ? Në lidhje me këtë çështje, doktor Daniel Hussar, Profesor i farmacisë, i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Shkencave të Remington në Philadelphia, ka vendosur të qartësojë disi situatën në lidhje me keto mëdyshje, gjithashtu të thyejë disa mite përsa I përket vaksinës kundër gripit. 

Së pari, sipas Profesor Hussar, momenti më I mirë për tu vaksinuar është stina e vjeshtës, pasi në këtë stinë, organizmi merr kohën e duhur për të ndërtuar imunitetin që I nevojitet për të duruar të gjithë stinën e dimrit, pjesërisht edhe pak nga pranvera. Të vaksinohesh në momentin teksa gripi ka ardhur, dhe po shtrin ndikimin e tij, nuk është kurrë një moment i volitshëm, nënvizon Doktor Hussar.

Sipas Doktorit, kategoritë që duhet të tregojnë më tepër kujdes për tu vaksinuar në kohën e duhur janë: Të sapolindurit, gratë shtatzanë, dhe të moshuarit, pasi të tilla kategori janë kontigjente më të brishtë, dhe më të predispozuar që ti zhvillohen komplikime të rënda si Pneumonia, nëse ftohen, ose I zë gripi. 

Një tjetër mit për të thyer sipas Hussar, është që gripi mund të shkaktohet pikërisht prej vaksinës. Por, vaksina kundër gripit, është e përbërë nga një virus inaktiv, I cili nuk mund ta transmetojë infeksionin, thekson eksperti. Kjo do të thotë se personat që sëmuren pasi e kanë marrë vaksinën anti-grip, sëmuren për shkak se, që përpara vaksinimit, e kanë të mbartur virusin që shkakton gripin. Si rrjedhojë edhe sëmundjen pashmangshme.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?