Këshilli i Lartë Gjyqësor

Kronikë

3 vakancat nga gjyqësori për KLGJ, aplikojnë 6 gjyqtarë! Zbardhen emrat

4 Shtator 2021, 09:28| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 10:08

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në total kanë aplikuar 6 gjyqtarë për 3 vende vakante nga radhët e gjyqtarëve.

Dje ka qenë afati i fundit për të aplikuar, për garën e cila u hap në 22 korrik 2021, me qëllim përtëritjen e KLGJ që do të ndodhë në muajin dhjetor. 2 kandidatura vijnë nga Gjykata e Lartë të tjerët nga Gjyktatat e Apelit dhe të Rretheve.  Më konkretisht Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë; Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër; Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë; Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Më herët, KLGJ ka deklaruar se kjo është një mundësi e mirë për të kontribuuar për një sistem gjyqësor të pavarur.

"Kjo është një mundësi, një thirrje për të kontribuuar në konsolidimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të përgjegjshëm në drejtësinë që të gjithë duam, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre, drejtësinë që pret e meriton çdo qytetar i këtij vendi", tha KLGJ.

Brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryhet verifikimi i kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.  Ndërkohë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur garën dhe kandidaturat për 3 vendet vakante janë Denion Katro, Sokol Stojani, Zeqir Hodo dhe Ludovik Doda.

Kandidatët
-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë
 -Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë
-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?