Vajzat e viteve ’90 në një rrëfim ndryshe në ‘Esencë’: Bukuria e atyre viteve, tani shihet si një kujtim i largët që ende admirohet

10 Shkurt 2023, 20:21| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 20:34

  • Share

Çdo kohë ka patur dhe ka imazhet e saj, femra të cilat janë evidentuar për talentin, shkathtësinë, stilin e personalizuar dhe shpesh guximin për të treguar atë që janë e dinë të bëjnë.

Dikur, ekrani ka qenë vendi i parë ku këto vajza ekspozoheshin dhe ktheheshin në të preferuarat e publikut, por jo vetëm. Para viteve 90’ kthente në pasarele edhe shëtitoret, oborrin e shkollave apo korridoret e punës, ku vajzat me stil merrnin vëmendjen e  gjithkujt. Është fjala  pikërisht për atë kohë kur nuk kishte internet, Instagram, filtra e as operacione plastike. Bukuria ishte bio si edhe mënyra e te treguarit te saj.

Ishte kjo kohe kur filmat, shfaqjet apo festivali priteshin si ngjarje të mëdha

Në këtë takim të “Esencë” sollëm ndërmend pikërisht bukurinë, stilin dhe qasjen e vajzave të këtyre viteve.  Në një bisedë në studio me fotografin Roland Tasho spikeren e lajmeve Ardita Mullai dhe në lidhje skype këngëtaren Alida Hisku.  Fotografia është një kujtesë e kohës për të bukurën dhe imazhin e atyre viteve që fotografi Tasho na e prezanton ndër të tjera me ekspozitën e vajzave të ikura më të cilën kujton figura e profesioniste të cilat sot kanë ndërtuar një karrierë jashtë vendit. E bukura e viteve 90’ duket në kohët që jetojmë si një kujtim i largët që ende admirohet.

Ardita na tregoi se modelet e rinisë së saj veçanërisht të lidhura me pasionin e saj ishin spikeret italiane. Ndërsa televizioni ishte një institucion në Shqipëri shërbente për të ndërtuar modelin dhe admirimin për figurat që dilnin prej tij.

Për Aloda Hiskun e bukura është energjia dhe pasioni që njeriu mbart. Ajo kujtoi kohën kur prioritet nuk ishte dukja por kënga dhe lidhja me publikun. E përtej vështirësive të kohës e veshjeve që nuk ishin aq të lehta për tu gjetur ajo thotë se e bukura e kohës së saj kishte tjetër natyralitet dhe ndikim në sytë e publikut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?