Periferi

Vajzat dhe Përbindëshi

5 Shtator 2019, 18:04| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 18:08

  • Share

Vera shkoi e bashkë me të edhe familjarët tanë që jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë. Pata fatin të kem në familje disa nga të mitë e të ndanim bashkë dreka, darka dhe udhëtime. Pata fatin të dëgjoj prej tyre fjalë të mira për Shqipërinë, edhe pse vetë, e dimë, se nuk jemi ende vendi si na shohin në ato pak ditë të dashurit tanë emigrantë.

Kur shoh torturën që mijëra familje shqiptare pësojnë në gusht në portin e Barit, adhuroj ata të moshuar, gra e fëmijë që presin orë të tëra në të nxehtin e padurueshëm e nën diskriminimin dhe kushtet minimale njerëzore vetëm e vetëm për të ardhur në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, adhuroj edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët, ndryshe nga çdo vend i botës së qytetëruar e perfekte, kur i vijnë miqtë nga jashtë hapin shtëpinë, lënë punën e vihen në dispozicion për të bërë më të mirën e mundshme. Mendoni të mbajnë e të të shëtisin për dy javë, apo një muaj në Itali, Francë apo SHBA familjarët tanë që janë andej. Nuk do të linin dot punën, nuk do të çonin dot nëpër restorante e nuk do të bënin dot udhëtime për të shoqëruar askënd. Këtë e mirëkuptojmë dhe e dimë. Pas largimit nga Shqipëria, po shohim në rrjete sociale mes shumë lavdërimeve e fotografive të mrekullueshme, disa reagime... të frikshme.

Ajo që po ndodh këto ditë të para shtatori është diçka njerëzore dhe e pritshme, por që tregon se sa shumë punë kemi akoma për t'u përmirësuar, pikësëpari brenda vetes. Kush jeton prej vitesh në Gjermani, në Holandë, Austri a Belgjikë, është mësuar me standarde shtetesh që nuk dalin nga kafazë 40 vjeçarë diktature apo tranzicioni të lodhshëm e sfilitës si i yni; e megjithatë, i panatyrshëm më duket reagimi i pak prej tyre, egërsia, ofendimet për sa panë e për kë takuan në Shqipëri. Këto reagime - ato më poshtërueset -  të hedhura në rrjetet sociale u morën nga disa media e u shpërndanë me shpejtësi. Dihet, në rrjetet sociale më shumë pëlqime (like) marrin reagimet ekstreme: ose shumë urrejtje, ofendime ose tepër eros, luks e ekzagjerim, ndryshe, askush nuk të vë re në vorbullën globale.

Ndoshta nuk vlen të përsëris që shkruhej se këtu gjetën injorancë, padituri, shthurje, falsitet, mjerim, shëmti, degradim e të tjera përshkrime që çonin poshtë e më poshtë në humnerë realitetin shqiptar me thirrjen që prej këtej  duhet ikur sa më shpejt, ende pa u çmendur përfundimisht.

Në të vërtetë, nëse do të shohim të keqen mes nesh, epitetet e tmerrshme nuk mbaronin vetëm me ato rreshta që autoret (vajza kryesisht) hodhën në rrjet. Mes nesh e dimë se ka ende vese e fenomene akoma më të rënda dhe të shëmtuara që prekin të drejtat elementare njerëzore dhe me këto probleme përballemi përditë; torturohemi nga këta përbindësha të krijuar brenda nesh në kushte eksperimentale të një diktature që krijoi "Njeriun e ri" e të një tranzicioni që këtij "Njeriu" plot probleme i mikloi vetëm Egon e sëmurë.

Shqiptarët më të mirë po merren pikërisht me këtë: së pari po luftojnë të përmirësojnë veten e pastaj me aq sa mund të bëjnë për komunitetin, për Shqipërinë.

Vajzat e indinjuara emigrante bëjnë mirë që na plasin në sy Përbindëshin që është ende brenda nesh; e shohim përditë ende të egër e primitiv që shfaqet në forma e veprime të ndryshme, por e habitshmja dhe e pabesueshmja është që ky Përbindësh rezistoka kaq shumë edhe tek ata që nuk jetojnë më në të njëjtin habitat e në të njëtat kushte. Duket sikur ka marrë forma të reja perëndimore, por nga gjuha, agresiviteti, përbuzja, racizmi, diskriminimi, mosmirënjohja,  dhe thika vrasëse e fjalës, është i njëjti Përbindësh shkatërrues që njohim në Shqipëri. Sfida e vërtetë? Lum kush shpëton prej tij.

 

*Foto ilustruese "Përbindëshi i Diktaturës" nga Rajmonda Zajmi Avignon, ekspozuar në muzeun Bunk'Art2

*Foto brenda shkrimit: Shqiptarë në verën e viti 1990 pushtojnë Ambasadën Gjermane në Tiranë, në arrati nga Diktatura

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Perbindeshi eshte pikerishte Media e halabekeve ordiner: 05/09/2019 19:19

    Jeni te paafte te grihei ne nivele Europianne . Dicka duket qarte te stonoj aty . Perbindeshi ne ate ved eshte Media , dmth halabaket qe perbejn medie Shqiptare ,qe fuxionojn sipas asaj qe jan ata vet , duke pershtatur gjithcka e sherbim te Politikes Injoranteve . Mjafton te shikosh se cilet tipa.cfar kulture vije e kan ,perbeje medien shqipztare kupton thjeshte katasrofe Shqiptare . Media ka zhytur ate shoqeri ne llume sepse vet ka dal nga Llumi i asaj Shoqerie . Nqs ju kuptonni kte se ju Media jeni Fajtori Kryesor per ate cfar eshte sot Shqiperia , ateher mundet te dryshoj dicka e ate vend ,qe media e futi ne ji rruge qorre . Juve ju duhet mbajtur pasqyra para surratit me kuptu ndoshta dicka , gelet duke bo shkrime ,qe vet i shkrui e vet i lexoni ,e kjo tregon qarte seriozitetin tuaj si Medie ordinere . Jeni teper primitive per kte Bote por edhe teper te liqe per shqiptaret e Shqiperine .

    Përgjigju
  • po e mar njiher mundimi kot mee the te shkruaj dicka sepse ktu ne mediat shqiptare asnjiher si dihet: 05/09/2019 18:45

    ...s'i dihet , du ate them e se do behet i mundur komunikimi , do jet funxional si Medie ose jo . Them do jet fuxionali sepse ne ktej Europes ,me Komuikim ne media , nenkuptojme shkembim medimesh apo idesh lidhur me X teme ,si edhe kjo ktu sot , gje e cila per fat te keq nuk fuxionon ne mediat shqiptare aty ,si e mediat Europiane ,ku ka rregull e rrespektohet gjithcka etj . pra ...si eshte e njohur tashme (shpesh her kometi i lexuesit mbetet ofsajt Lojes ,pra Temes ,pra ktu skemi nashkbisedim ,Diskutim akoma me pak Debat ) e gjitha kjo ndodh per shkak te Perbindeshit qe tashme 30-vjet ka krijuar jovetem Pushtetin e tij ,por sa vjen e rritet ,ne ate Klime skandaloze Mediatike e ate vend qe mjerishte asnji nuk e shikon ! C'ndodh , Klima ushqen Perbindeshin dhe Perbindeshi ben cfar i do qejfi por edhe Histori! Nqs se ne ju e ju aty ,do ishim me kritik ndaj ktij fenomeni abuzues me opinionin shqiptare ,do ishim me te pergjegjshem e do t'i doim te miren ktij vendi do bashkoheshim e beim dicka kunder ,do Kontrollonim ne te gjitha se bashku Klimen dhe jo Perbindeshi ne . Kemi 30-vjet me te njejten idiference dhe asji nuk do me dit ate se ku dreqin jeni duke e cuar kte popull . Ju shkruani thjeshte me justifiku te ardhurat tuaja aty ,por jei larg shuuume larg te qeit Gazetari e shume me pak Medie e shndruar ne disa Klane sharlataesh qe i sherbejn vetem trushplarjes se bullallepsjes se ktij populli . Nqs e dalloni Perbideshin veproni # asgje nuk ndryshon . E kjo per arsye atyrishte ,te ktij Perbindeshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?