Dua Lipa

Vajza që arriti majat dhe i bëri jehonë në botë Shqipërisë! Dua Lipa feston sot ditëlindjen, ja historia e këngëtares së njohur nga Prishtina

22 Gusht 2023, 11:47| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 18:44

  • Share

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa padyshim përfaqëson brezin e artë të shqiptarëve në diasporë që po shkëlqejnë në nivelet më të larta botërore dhe po i bëjnë jehonë vendit të tyre në skenat e mëdha të muzikës.

E lindur në Londër më 22 Gusht 1995, këngëtarja e njohur shqiptare në mbarë botën numëron sot miliona klikime, fansa dhe admirues duke u bërë një nga emrat më të përmendur në mbarë botën.

Ndonëse u rrit në Ëest Hampstead, bukuroshja Dua Lipa ka treguar gjithmonë lidhjen e saj me tradita dhe kulturën shqiptare, me Kosovën dhe shqiptarët.

Historia e suksesit për këngëtaren, që sot mund të merret si një shembull nga të gjitha vajzat e vogla me ëndrra të mëdha, nisi në Ëest Hampstead, ku mori mësimet e para të muzikës, përfshirë violonçelin.

Pasioni për muzikën i ishte injektuar Duas nga babai i saj, i cili ishte këngëtar kryesor dhe kitaristi i grupit të famshëm rock të Kosovës, “Oda”.

Kur Dua bëri audicion për të hyrë në korin e shkollës, mësuesi i tha se ajo nuk mund të këndonte dhe në atë kohë ajo u zhvendos me familjen në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, mirëpo dëshira e Duas për të ndjekur pasionin ishte më e fortë.

Ndaj këngëtarja u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare, kohë kur nisi të ngarkonte këngët e saj cover në SoundCloud dhe Youtube.

Dua Lipa nënshkroi me një agjenci modelingu, duke e ndihmuar atë të fitonte një rol si “këngëtare” në një reklamë në ITV për The X Factor në 2013. Kështu, ajo fitoi një producent dhe një menaxher.

Në gusht 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë, “Neë Love”. Kënga e saj e dytë, “Be the One”, pati sukses europian në tetor 2015, duke arritur të renditet në vendet e para në top-lista.

Dua ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së saj duke përfshirë gjashtë çmime “Brit”, tre çmime “Grammy”, dy “MTV Europe Music Aëards”,  një “MTV Video Music Aëard”, dy “Billboard Music Aëards”, një “American Music Aëard” dhe dy “Rekorde Botërore Guinnes. Ajo u përfshi në listën “Time 100 Next në 2021”

Sot, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në mbarë botën dhe krenaria e çdo shqiptari. Ajo është amabsadorja më e mirë e Shqipërisë dhe një ndër imazhet më të mira dhe të forta.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje nene: 31/08/2023 17:31

    Jam krenar qe jam shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?