Lindita Musaraj dhe bashkëshorti Ylljet Aliçkaj

Kronikë

Përcillet nesër për në banesën e fundit vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj, Lindita, humbi jetën nga Covid

27 Nëntor 2021, 21:48| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 22:08

  • Share

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare Lidita Musaraj Aliçka, vajzës së shkrimtarit Shevqet Musaraj. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e kanë bërë me dije të afërmit e së ndjesës, e cila nuk e fitoi betejën me koronavirusin. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në një spital ku po kurohej në Gjermani.

Lindita Musaraj është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçkaj, i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Francë. Rreth 1 muaj më parë 70-vjeçarja, humbi dhe nënën e saj Ervehe Musaraj, e cila u shua po nga Covid-19 në moshën 95-vjeçare.

Një dhimbje shumë e madhe për autorin Ylljet Aliçkaj, i cili ka humbur bashkëshorten dhe vjehrrën brenda një muaji nga koronavirusi.

Duke falenderuar për ngushëllimet e shumë të njohurve në rrjete sociale, vajza Julia Aliçka njofton se përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër, me 28 nëntor:

“Të dashur miq, Ju falenderojmë për ngushëllimet tuaja të ngrohta. Ju njoftojmë se përcjellja për në banesën e fundit (Sharrë), e bashkëshortes, nënës dhe gjyshes së shtrenjtë Lindita Musaraj-Alicka bëhet ditën e dielë, 28.11.2021, ora 12:00, nga shtëpia. Adresa Rr. Dervish Hima, ish-pallati Klan, Tiranë”

Rediaksia e Shqiptarja.com dhe Report TV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliçka-Musaraj

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?