Foto ilustruese e kukullave unike

Vajza e saj lindi me probleme me dëgjimin, gruaja nga Britania e Madhe krijon kukullat unike për femijë

9 Shkurt 2021, 11:30| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 11:33

  • Share

Clare Tawell është një nënë me origjinë nga Britania e Madhe, e cila në vitin 2017 filloi të krijonte kukulla unike me aparate dëgjimi për fëmijë, pasi vajza e saj ka lindur me probleme me dëgjimin.

Në kohën ku ajo nisi krijimin e kukulla unike, nuk kishte asnjë kukull e cila mund të përfaqësonte vajzën e saj të vogël. Dicka duhej bërë, kështu që ajo hapi një dyqan lodrash “BrightEars” dhe prej 2017 ajo krijon kukulla ndryshe për fëmijë me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe në shikim.

Me kalimin e kohës, dyqani dhe projekti i Clare u rrit nga të pasurit vetëm një kukull me aparat dëgjimi në një gamë të tërë kukullash që jo vetëm fuqizojnë fëmijët por gjithashtu promovojnë përfshirjen përmes argëtimit dhe lojës. 

Sipas "Bright Side" Ajo shpjegon se ngacmimi shpesh buron nga injoranca, dhe vetëm përmes vetëdijes mund të kapërcehet.

Ndërsa biznesi i saj i vogël tashmë është rritur në mënyrë të vazhdueshme, qëllimi i saj kryesor mbetet i njëjtë si kur ajo filloi të bënte kukulla vetëm si një hobi dhe për të lumturuar vajzën e saj të vogël.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?