Vajza e Robert Aliaj, Gala shkëlqen në 'The Voice Kids' Belgjikë (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 19:36| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 19:59

  • Share

Vajza e vogël e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur.

Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin e sidomos babai i saj Roberti.

Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram”, Arbër Çepani.

Arbëri shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiptar: 16/02/2020 11:24

    Artist Roberti Artiste e bija . Shkelqyer ,me bukur s'ka per nji Prind sidomos shqiptare . I uroj shume suxese e jete e muzike vajzes se talentuar .

    Përgjigju
  • Ilir: 15/02/2020 17:47

    Me shume potencial. Do t'ja degjojme me siguri emrin si vajzat e tjera shqiptare Rita, Dua, Ava Bebe etj.

    Përgjigju
  • Nana: 15/02/2020 09:23

    Brravo Brravo kenaqesi me te ndihgju kur kendon , suksese .Sdi te kendoj por di te degjoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?