Mikaela dhe Steven Spielberg

Vajza e regjisorit Steven Spielberg, Mikaela reagon për herë të parë pas arrestimit (FOTO)

5 Mars 2020, 17:43| Përditesimi: 5 Mars 2020, 17:51

  • Share

Mikaela Spielberg, vajza e regjisorit Steven Spielberg, ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit për dhunë ndaj të fejuarit të saj.

Ajo është shprehur se i është thyer zemra dhe se ndihet e tradhtuar.

Sipas The Sun, 23-vjeçarja u la e lirë kundrejt shumës prej 1.000 dollarësh pasi kaloi 12 orë në paraburgim në Nashville, pas grindjes më të fejuarin e saj 47-vjeçar Chuck Pankoë.

Pas grindjes me të, vajza e regjisorit të famshëm u arrestua për dhunë ndaj partnerit.

“Unë jam shumë e prekur shpirtërisht dhe ndjehem e tradhtuar sepse kërkova ndihmë mjekësore”, tha Mikaela Spielberg në një deklaratë.

Ajo ka shtuar se nuk duhej të arrestohej edhe pse nuk u vë faj policëve pasi ata po bënin thjesht punën e tyre.

Sipas mediave të huaja, incidenti i dyshuar ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kur çifti u kthye në shtëpi dhe se vajza u acarua pas një komenti të vrazhdë të bërë nga i fejuari dhe më pas i shkaktoi prerje në dorë.

Mikaela është vajza e birësuar e Spielberg dhe aktores Kate Capshaw.

Para disa kohësh ajo ka rrëfyer se është abuzuar në mjedisin ku jetonte më parë.

Mikaela me të fejuarin

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?