Vajza e Niko Peleshit i shprehu dashurinë, Romeo e 'tradhton' në sy të gjithë shqiptarëve, tregon hapur pëlqimin për Beniadën

7 Dhjetor 2021, 23:36| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 23:38

  • Share

Në shtëpinë e Big Brother mesa duket vëllezërit Veshaj kanë tendecën 'të hutohen' dhe të harrojnë pëlqimet që kanë jashtë shtëpisë më të famshme në vend.

Romeo Veshaj supriza e spektaklit të sotëm në BBV në një letër që i ka dërguar më herët,  i ka shkruar Donaldit edhe për Beniadën, duke i kërkuar “t’i thotë ndonjë gjë të mirë”.

Sonte ai kishte mundësinë ta bënte vetë këtë gjë. Teksa e përqafoi, e komplimentoi modelen dhe kur po ikte i tha se për çdo gjë mund të kërkojë ndihmën e tij.

Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?