Gresa Krasniqi dhe Jakup Krasniqi

Kosova & Rajoni

Vajza e Jakup Krasniqit viziton të atin në burgun e Hagës pas 8 muajsh, mesazhi emosionues: Ti nuk thyhesh bab edhe pse padrejtësia vret më shumë se plumbi

17 Korrik 2021, 09:35| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 12:07

  • Share

Pas 8 muajsh i burgosur në Hagë, më në fund Jakup Krasniqi ka realizuar takimin e shumëpritur më të bijën, Gresa Krasniqin. Përmes një postimi në 'Instagram' ka treguar sesi është ndjerë pas takimit me të atin.

Me një shkrim vërtetë prekës, Gresa Krasniqi shkruan se ishte e rëndë të shihte të atin pas hekurave, por babai i saj nuk thyhet por bëhet edhe më i fortë. Takimin e shumë pritur Gresa e kishte ëndërruar gjithë këtë kohë e ndërsa shkruan se më në fund gjeti paqe në prehrin e të atit e harroi dhimbjen  ethellë prej 8 muajsh. 'Ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së', kështu e mbyll shkrimin Krasniqi duke shtuar se edhe përse u çmall me të atin është e vështirë që malli të kalojë.

 “Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti Babi. Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerëzit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndërruar këtë moment herë në gjumë e herë me sy hapur. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do t'i thoja, para teje u bëra e heshtur. Sa na kishe munguar! Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herëve tjera, megjithëse përballeshe me të tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herëve tjera, mjekra e bardhë që ti numëron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashëm. Ti nuk thyhesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish të burgosur, që tregonin historitë e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi. Sa na kishe munguar! E di, ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Te duam", shkruan Gresa Krasniqi.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?