I ndjeri Bujar Nishani me vajzën e tij, Fiona

Vajza e Bujar Nishanit kujton të atin në ditën e lindjes: Gjithmonë do e pres urimin tënd

6 Gusht 2022, 15:35| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 15:42

  • Share

TIRANË- Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona feston sot ditëlindjen mirëpo në këtë ditë të veçantë nuk ka pranë njeriun e saj më të dashur, babanë ish-presidentin Bujar Nishani.

Në rrjetet sociale ajo pa postuar një foto kur ka qenë e vogël në krahët e babait të saj të ndjerë ku bashkangjitur shkruan “Gjithmonë do e pres një urim nga ty”.

Postimi i Fiona Nishanit

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?