Petro Koçi, Megi Fino dhe Etjen Xhafaj

Politikë

Vajza e Bashkim Finos emërohet zv/ministre e Punëve të Jashtme! Lirohen nga detyra 2 zv.ministrat Xhafaj e Koçi, marrin mandatin e deputetit

30 Qershor 2021, 20:00| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 20:30

  • Share

Vajza e ish-kryeministrit Bashkim Fino, Megi Fino është emëruar ditën e sotme zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në këshillin e ministrave.

Megi Fino u shfaq në publik për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, ku mbajti dhe një fjalim plot emocion e njoftoi se do t'i bashkohet PS-së. Anëqtarësimi i saj në PS Megi Fino tha se ishte një dëshirë e babit të saj që u nda nga jeta pak muaj më parë për shkak të COVID-19.

Bashkim Fino ndërroi jetën më 29 mars pas një beteje të vështirë me COVID-in. 29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, si në të paktat raste politika u bë një, pa qëndrime majtas apo djathtas, ku u anuluan të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale. 

Në vendimet e mara në mbledhjen e këshillit të ministrave janë liruar nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Petro Koçi, i cili lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Arsyeja e lirimit nga detyra të 2 zv.ministrave lidhet me faktin se nga shtatori do të futen në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodhën deputetë. Xhafaj u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës, kurse Koçi u zgjodh deputet në Fier.

Vendim për emërimin në detyrë të Megi Finos

Vendim për lirimin nga detyra të Petro Koçit
Vendim për lirimin nga detyra të Etjen Xhafajt

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?