Uzuni prezantohet tek Ferencvarosh, ja shifrat e transferimit të sulmuesit të Kombëtares në Hungari

17 Korrik 2020, 16:38| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 16:39

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare. Myrto Uzuni transferohet në kampionatin hungarez tek 31 herë kampionët e Ferencvarosh ekipi më me emër në vend. Sulmuesi i Kombëtares është prezantuar nga ekipi hungarez dhe do ti bashkohet skuadrës pas përfundimit të aventurës me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

25-vjecari nga Berati ka nënshkruar një kontratë 4-vjecare me Ferencvarosh nga e cila do të përfitojë 300 mijë euro në sezon ose 1.2 mln euro në total. Ferencvarosh do të derdhi në arkat e kroatëve të Lokomotivës së Zagrebit plot 1.8 mln euro nga të cilat  360 mijë euro do ti përfitojë Laci që kishte mbajtur 20% të kartonit.

Uzuni ka bërë një sezon shumë të mirë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit duke shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 7 pasime për gol. Ndërsa fanellën e Kombëtares Uzuni deri tani e ka veshur 8 herë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?