Uzuni makineri golash, sulmuesi kuqezi udhëheq Granada-n në Spanjë me dygolëshin në fitoren 2-0! Në krye të listës së golashënuesve me 17 rrjeta

11 Shkurt 2023, 10:41| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 11:40

  • Share

Myrto Uzuni është një makineri e vërtetë golash. Sulmuesi i Kombëtares është njeriu që po shkëlqen dhe po tërheq për dore Granadan skuadrën ku ai aktivizohet në La Liga 2 në Spanjë. Mbrëmë Granada mposhti 2-0 Tenerifen dhe të dy golat i shënoi Uzuni. Beratasi tundi rrjetën dy herë dhe në të dyja rastet me penallti. Përpara publikut të tij Uzuni realizoi në fillimim të takimit në minutën e 6-të dhe më pas mbylli llogaritë në minutën e 82-të.

Myrto Uzuni fluturon edhe në listën e golashënuesve. Sulmuesi kuqezi pas dygolëshit të djeshëm arrin në kuotën e 17 golave duke kryesuar tabelën e golashënuesve dhe ndjekësi më i afërt ka vetëm 10 gola. Vlerësimet e medias nuk kanë munguar duke e cilësuar dyshen Callejon-Uzuni si dyshen e golit. Granada ngjitet në vend të dytë në renditje në zonën që të dërgon direkt në elitën e futbollit spanjoll. Falë kësaj superforme që po kalonj Uzuni është vënë në qëndër të merkatos ku së fundi edhe skuadra e njohur e Valencias ka shfaqur interes dhe çmimi i kartonit është rritur ndjeshëm./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?