UT zero lekë për kërkime shkencore, paguan 16 herë më tepër për rojet se privati! Studentja e Drejtësisë: Jemi larg me praktikat

9 Nëntor 2022, 18:59| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 19:05

  • Share

Është studente e drejtësisë në vitin e katërt dhe jo për shkak të mundësisë që Universiteti i ka ofruar, por nga njohjet private ka mundur të ndjek nga afër sesi zhvillohet një seancë gjyqësore.

Për Kriselda Dedndreaj është fatkeqësi  që shkolla mban studentët kaq larg me praktikën profesionale.

“Për shkak të angazhimit tim personal kam qenë pjesë e disa sallave gjyqësore , por dhe me klube studentore, me grupe studentore ku kam marr pjesë, por drejtëpërdrejtë nga universiteti jo nuk janë zhvilluar, çka është për mendimin tim alarmuese.”- tha Kriselda Dedndreaj.

Raporti më i fundit i publikuar nga Qëndresa Qytetare gjithashtu nxjerr në pah një fakt të përsëritur përsa i përket investimit në kërkim shkencor. Universiteti I Tiranës për të tretin vit rradhazi shpenzon 0 lekë në këtë këtë drejtim.

“Vetëm 0.38% e financave të këtyre universiteteve kanë shkuar për kërkim shkencor. Është e rëndësishme të themi që universiteti I Tiranës për të tretin vit radhazi e ka zero zërin e kërkimit shkencor sa I përket parave që ajo alokon nga buxheti që vjen nga tarifat e studentëve.

“Më vjen shumë keq që universiteti i Tiranës i cili brenda vetes së tij ka fakultete që e kanë fokus kërkimin shkencor. Është fakulteti i shkencave të natyrës, institute I fizikës bërthamore në mënyrë specifike për kërkimin shkencor nuk paskan krijuar gjatë këtij viti akademik asnjë produkt.”- vijoi ajo.

Por në një kohë që zero lekë për kërkimet, paratë janë hedhur për sigurinë e ndërtesave universitare.

“Vetëm fakti i sigurisë së godinës që në UT kap shifrën e 637 mijë euro , pra kontrasti nga universiteti më I madh privat 40 mijë euro. Pra është keqpërdorim në rastin më të mirë dhe një vjedhje e hapur në rastin më të keq.’- përfundoi studentja.

Shpenzime të tjera të panevojshme në masë aq të madhe sipas raportit janë bërë nga universitetet për letra A4 dhe bojëra printeri. (shoqërohet me tabela përmbledhëse, shifrat).

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dress: 09/11/2022 21:11

    Bravo qendresa qytetare. Pahugen rojet me shume se pedagoget.

    Përgjigju
  • True: 09/11/2022 19:54

    Panel i tmerrshem. Panel KCK. Foltore komunistesh te perjetshem, antiamerikan ne gjithe qenien e tyre. Grupi rublave ne kerkim nderkombetar kap ca te kapesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?