Foto ilustruese

Kronikë

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tyre, arrestohen 2 persona në Berat, në pranga edhe 2 të tjerë për vjedhje

24 Prill 2021, 10:57| Përditesimi: 24 Prill 2021, 11:05

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, K.H 26 vjeç banues në Kuçovë dhe B.M 45 vjeç, banues në Poliçan pasi ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tyre.

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan P.Ç., 29 vjeç dhe A.L., 27 vjeç, të dy banues në Poliçan, si dhe u procedua penalisht shtetasi B.D., 25 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Këta persona në lagjen Pronovik, Poliçan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L.M., një sasi paketash dhe pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?