Ushtronte aktivitet me muzikë live, policia ndëshkon me gjobë pronarin e lokalit

27 Korrik 2020, 11:20| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 11:23

  • Share

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një lokali, pasi ushtronte aktivitet me muzikë live. Pronari i lokalit me iniviale A. E., kishte lejuar që në ambientet e lokalit të tij të luhej muzikë live, në kundërshtim me aktin normativ.

Shërbimet e policisë i kanë vendosur gjobë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit u ka bërë thirrje subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?