Foto ilustruese

Ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan! Në banesë iu gjet drogë

7 Maj 2023, 13:17| Përditesimi: 7 Maj 2023, 13:48

  • Share

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj familjareve të tij dhe nga kontrolli që iu bë në banesë iu gjet edhe drogë. Pas një njoftimi se 29-vjeçari po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, policia ka shkuar në shtëpinë e tij në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

E falë ndërhyrjes në kohë të uniformave blu, u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij. Gjithashtu nga ndërhyrja dhe kontrolli që iu bë në banesën e 29-vjeçarit, policia gjeti sasi lënde narkotike.

29-vjeçar i identifikuar si Leonard Zhupani,  u arrestua nën akuzën e dhunës në familje dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?