Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
E.S banues në Elbasan dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Ai tashmë do të përballet me akuzën e dhunës në familje ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. S., 42 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.