Foto ilustruese

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Berat

19 Janar 2021, 09:57| Përditesimi: 19 Janar 2021, 10:05

  • Share

Një 39-vjeçar është arrestuar në Beratit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas policisë bëhet fjalë për personin me iniciale S. R.

Policia e ka arrestuar pasi ai në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, me iniciale E. H., si dhe e ka kërcënuar.

"Berat Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale Dhuna në familje", thotë policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?