Ushtrimet gjatë shtatzënisë
ndihmojnë zhvillimin e fëmijës

11 Nëntor 2013, 12:37| Përditesimi:

  • Share
Të bësh gjimnastikë gjatë shtatzënisë i jep një avantazh të madh fëmijës mbi zhvillimin e trurit, i cili do të jetë më i pjekur dhe më i përgjegjshëm, ndaj stimujve të caktuar në ditët e para të jetës.

Kjo sigurisht ka një ndikim të madh më pas në të ardhmen e fëmijës për të pasur një jetë të shëndetshme.

Për të pasur rezultat mjafton një regjim i moderuar fizik, 20 minuta stërvitje tri herë në javë.

Kjo do të zbulohet gjatë një kërkimi i cili do të prezantohet  në konferencën “Neuroscience 2013” që do të mbahet në San Diego.

Është mjaft e rënmdësishme për të gjithë ato femra të cilat janë shtatzënë që mos të neglizhojnë këtë pjesë me ndikim në rritjen e shëndetshme të fëmijës.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?