Ushtria Serbe provokon sërish, artileri të rënda në kufi! Beogradi: Disa dronë të Kosovës na hynë në kufi! Prishtina: Pretekst

2 Nëntor 2022, 12:25| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 17:20

  • Share

Serbia vazhdon të provokojë me ushtrinë e nxjerrë në gatishmëri afër kufirit me Kosovën. Në mëngjesin e sotëm janë vërejtur lëvizje të artilerisë së rëndë ushtarake, veprim që ishte paralajmëruar nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Dje nuk dha detaje për shkaqet e këtij vendimi, por këtë të mërkurë, ministri Vuçeviç sqaroi se presidenti Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.

Por homologu i tij i Kosovës Armend Mehaj, i mohoi këto deklarata, duke i quajtur një pretekst për rritjen e pranisë së trupave ushtarake në kufi.

Disa media në Serbi transmetuan dje informacione se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma që sipas raportimeve ndodhen në Merdare dhe rrethinat e Rashkës.

Vuçiç ka rreaguar menjëherë duke urdhëruar që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin serb”.

Këto tensione vijnë në kohën kur në Kosovë po zbatohet plani i Qeverisë së vendit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës. Ky plan - në tre faza - filloi të zbatohet nga 1 nëntori dhe do të përfundojë deri më 21 prill, 2023. Deri më 21 nëntor Kosova do të zbatojë vetëm masën e qortimit, nëpërmjet një letre të tillë.

Ndërkohë sipas mediave të Kosovës një tjetër mjet që i përket një shtetasi serb është djegur në zonën veriore të vendit të populluar me serbë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 02/11/2022 12:56

    Vetem ndaj civileve eshte e forte ushtria serbe, po kunder civileve qe nuk kane arme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?