Spitali al-Ahli (Màamadani), Gaza
Ushtria izraelite ka vazhduar me aksionet ushtarake në spitalet e Gazës pavarësisht humbjeve të shumta të jetës së foshnjave dhe pacientëve nën kujdes intensiv, si pasojë e ndërhyrjes ushtarke në spitalin Al-Shifa.
Në perimentrin e spitalit Al-Shifa, forcat izraelite ka zgjeruar inspektimet brenda dhe poshtë strukturave të spitalit.
Ndër të tjera, mediat e huaja raportojnë se ushtria ka rrethuar edhe spitalin al-Ahli (Màamadani) dhe bombardoi një zonë pranë spitalit 'indonezian', në veri të Rripit të Gazës.
Bombardime të forta kanë ndodhur orët e fundit, sipas burimeve, edhe në Beit Hanun, Jabalya, si dhe në Nusseirat, ku si pasojë raportohet për dhjetëra viktima, transmeton La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh në Gazë! Hamasi: 50 të vdekur nga sulmet në dy shkolla! Bombardon pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor
K.M/ReportTv.al