Ushtria: Gjendet i vdekur 14-vjeçari izraelit që u zhduk në West Bank! Kryeministri Netanyahu: Do t'i kapim vrasësit

13 Prill, 18:42| Përditesimi: 13 Prill, 21:15

  • Share

1713027234_netanyahu.jpg

14 vjeçari Benjamin Ahimeir, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bregun Perëndimor (West Bank) të pushtuar, është gjetur i vdekur. Lajmin e dhanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. 

Në një reagim për vdekjen e 14 vjeçarit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se "ushtria po ndjek vrasësit dhe këdo që bashkëpunoi me ta."

"Ne do të arrijmë te vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, siç bëjmë me këdo që dëmton qytetarët e shtetit të Izraelit", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani sulmon Izraelin me 200 dronë, shumica goditen në ajër! Franca dhe SHBA afrojnë avionët luftarakë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?