Ushtria franceze vret liderin e al-Kaedas në Afrikën e Veriut

6 Qershor 2020, 09:30| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 09:31

  • Share

Forcat e armatosura të ushtrisë franceze kanë vrarë shefin e al Kaeda-s në Afrikën e Veriut, Abdelmalek Droukdel në Malin e veriut. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Forcave të Armatosura franceze Florence Parly.

“Më 3 qershor, forcat e ushtrisë franceze me mbështetjen e partnerëve të tyre vendas, vranë liderin e al Kaeda në emirin e Maghreb-it Islamik, Abdelmalek Droukdel dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, gjatë një operacioni në Malin verior,” tha Parly në Twitter.

Udhëheqësi i grupit algjerian të al Kaedës ishte është dënuar me vdekje në mungesë.

Një gjykatë në Algiers e dënoi atë dhe tetë bashkë-të pandehurit për vrasje, anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe sulme duke përdorur eksploziv.

Ai mendohet se ka qenë përgjegjës për prezantimin e kamikazëve në Algjeri.

Ai ishte akuzuar në lidhje me tre sulme me bomba në kryeqytetin Algjer në Prill 2007, i cili vrau 22 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Droukel ishte 49 vjeç dhe i trajnuar si inxhinier.

Al-Kaeda në Magreb Islam vepron në Algjeri, Mali dhe Mauritania, dhe qëllimi i saj i deklaruar është një shtet i unifikuar islamik në rajon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?