Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 46-vjeçari në Berat! Në pranga edhe kryeplaku i një fshati

4 Korrik 2020, 13:12| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 15:18

  • Share

Një 46-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar psikologjikisht bashkëshorten.

Më herët A. K, banues në Berat, sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij E. K 40 vjeçe. Tani 46-vjeçari në Berat do të përballet me akuzën e 'dhunës në familje'.

Ndërkohë në Skrapar është arrestuar kryeplaku i fshatit J. L, banues në Prishtë të njësisë administrative Çepan. Arrestimi i tij u bë  pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit në vendin e quajtur "Moçalishta" policia ka gjetur 295 bimë Canabis Sattiva.

Shtetasi J.L është person i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte policinë për kultivim të bimëve narkotike.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?