Ish-shefi i FA në SPAK me Meçollarin për akuzat për pronat e ushtrisë, Kollçaku: Sekret hetimor! Kallëzuesi: U pyetem për Sarandën, u dha çdo centimetër

9 Mars 2023, 10:58| Përditesimi: 9 Mars 2023, 15:06

  • Share

Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në SPAK bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.  Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mësoi se deputeti socialist po pyetet për kallëzimin e bërë në mars të 2021 nga Artur Meçollari. Në dalje nga SPAK pas gati 3 orësh, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizimin e Sarandës, kallëzimin e tij. Ai pretendon se në atë zonë i është dhënë çdo centimetër privatit.

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.

Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur. 

Ora 14:56
Akuzat për privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, Kollçaku: Sekret hetimor! Do informoheni në momentin e duhur

 

Deputeti Bardhyl Kollcaku nuk ka dhënë detaje për akuzat lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, për të cilat u paraqit sot në SPAK.

“Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur”, tha Kollçaku pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

 

Ora 14:44
U paraqit bashkë me ushtarakun Kollçakun në SPAK, Meçollari: U pyeta si kallëzues i privatizimit të Sarandës! U dha çdo centimetër

1678369563_arturmecollari.png

Ish zëvendës shefi i forcave detare, u paraqit sot në SPAK si denoncues i privatizimit të Sarandës dhe Shëngjinit.

“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhëne çdo centimetër pa lenë asgjë për  ushtrinë.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adriatik Shengjin: 10/03/2023 19:57

    E prishe fare muabetin Turi.Ne shkolle ke qene djal i mire tani na dole spiun e turperove Vloren

    Përgjigju
  • Iris: 09/03/2023 23:23

    /Dordomus/,harroje idene se tokat e reparteve t'i kthehen ish-pronareve.Sic po vine punet sot,nuk mund e nuk duhen as kthyer ish-pronareve dhe as te privatizohen nga /private e pronare /te rinj,perkundrazi repartet duhen rinovuar e vene ne gadishmeri si cdo gje tjeter militare.Keto 32 vjet eshte abuzuar keqas me pronat dhe materialet ushtarake dhe SPAKU nuk duhet te prese akuzat e ndonje oficeri qe kujtohet te denoncoje vetem kur i zjen gjaku per shpagim, pse e kane pushuar nga puna.C'po behet me Gerdecin? Ne xhep te kujt shkuan fitimet nga demontimi i predhave e fishekeve aty? Kush e morri vendimin per cuarjen per skrap te tankseve e shume mjeteve te tjera dhe kush i voli fitimet nga skrapi? Kur do te merret para pergjegjesise aktori i deshtuar dhe ministri famekeq Arben Imami qe privatizoi pronat ushtarake sikur ja kishte lene mamaja?

    Përgjigju
    • Dordomusi: 10/03/2023 13:41

      E dashur Iris, dakort jam (nga halli) qe mos te na i kthejne, por le te na kompesojne ose privatizojne dhe mos ti mbajne peng nderkohe qe jane reparte te rrenuara prej vitesh ku kane mbetur vetem ndonje mur tulle pa cati e asgje tjeter. I kane nxjerr nga plani i perhapjes prej kohesh dhe i mbajne dosjet ne sirtar ne pritje te gjahut…nuk ka me budallenj sot..ka te pasur dhe varfer…gjithsesi eshte nje Symadh qe shikon nga lart!

  • Dordomusi: 09/03/2023 18:37

    Ministria e Mbrojtjes edhe sot vazhdon te abuzoje dhe mban peng pronat e qytetareve/pronareve real qe jane te zaptuara nga repartet ushtarake qe jane totalisht jashte funksionit. Pyetja eshte vetem nje: Pse nuk i liron pronat Min e Mbrojtjes dhe ti dergoje ne ministrin e Ekonomis per Privatizim nga ana e pronareve faktik ???? Pergjigja eshte vetem nje: presin shuma marramendese qe ti zhbllokojne!!!! Tfala xhaxhi nikos…

    Përgjigju
  • Lani: 09/03/2023 16:49

    Po ke shume te drejt dhe kallezoi te gjithe se je i vetmi qe ke mare persiper ti denacosh po jo vetem per dy prona po thuaj dhe ate ne bursh qe ka mare fatmir metiu mira hektare keni gjithe karabrunin qe po e kthejne ne toke private me letra fallco nga kullota i bene me letra se ishin te partise keni jalen keni dhermiun keni zvernecin keni radhimen e shume te tjera keto te shikoj spaku

    Përgjigju
  • Red&black: 09/03/2023 13:07

    PADIA E MEÇOLLARIT NDJA KOLLÇAKUT ESHT SEPSE E SHKARKUAN NGA DETYRA(SIPAS KODIT TE ETIKES USHTARAK) SEPSE BENTE DASEM NE ANIJEN QE ESHT PAGUAR NGA TAKSAT E SHQIPTAREVE PER TE RUAJTUR DETIN SHQIPTAR DHE JO PER DASMA -DEKORIME ME LULE-ALKOL-MUZIK TALLAVA

    Përgjigju
    • NATO: 09/03/2023 15:09

      Ja ke fut kote plako Artur mecollari eshte ushtaraku me I pergatitur I flotes shqiptare dhe nje nga te vetmit oficer qe besoj Usa dhe Nato Prandaj do ta bejn dhe gjeneral pasi ti fusion keta hajdutet ne burg Pyet tere shqiperin

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?