Ushtaraku shqiptar kalon ditëlindjen më të pazakontë, ja surpriza e kolegëve (VIDEO)

29 Mars 2020, 14:51| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:14

  • Share

TIRANË - Mjekët janë ato që po bëjnë punën më thelbësore në këto ditë të vështira të koronavirusit, por edhe policët e ushtarakët po kryjnë gjithashtu një punë shumë të rëndësishmë. Në të tillë kushte, kur shumë forca të policisë dhe ushtrisë janë në rrugë, ka nga ata të cilët u qëllon që ditëlindjen ta festojnë në krye të detyrës. Ky është edhe rasti i ushtarakut Bledar Bimaj, i cili gjatë kryerjes së detyrës është surprizuar nga kolegët e tij.

"Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. Çaste të tilla janë burim force e energjie për t'ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA!", shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • einstein: 29/03/2020 19:27

    Gjest shum i bukur, por ne ket rast ai fryni ne gjith tornten dhe nese ai ka korono virus gjith usharet e tjer qe do hajn torten do infektohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?