Ushqimi që nuk serviret KURRË
në Pallatin Mbretëror...fatkeqësisht 

23 Prill 2016, 19:51| Përditesimi:

  • Share
Mbretëresha Elizabeth e di mirë çfarë do. Ajo përdor vetëm një ngjyrë për të lyer thonjtë, mban gjithnjë të njëjtën çantë dhe adhuron vetëm një racë qensh (corgis). Pra nuk përbën aspak habi që edhe menu-ja e Pllatit Mbretëror është nën kontrollin e saj të plotë.

Monarkja më jetëgjatë në Britani urren një përbërës, që fatkeqësisht për ata që jetojnë brenda Pallatit, i jep çdo gatimi një shije më të mirë. “Në Pallatin Buckingham nuk gatuhet me hudhër”, ka thënë shefi i kuzhinës John Higgins për National Post.

“Besoj se ndodh për të ruajtur gogësimën mbretërore”. Higgins thotë se është shumë e thjeshtë për të dalluar një recetë mbretërore, pasi nuk e përmban shijen e hudhrës. Kur mbretëresha darkon vetëm në menu nuk gjendet asnjëherë orizi, patatot apo makaronat. Mbretëresha ndjek një dietë të varfër në karbohidrate.

Dhe kur ha sanduiçe, pjesa e kotheres së bukës hiqet gjithmonë. Por mbretëresha ia lejon vetes ëmbëlsirat. Ajo dashuron çokollatën dhe gjithçka që përmban çokollatë. I pëlqejnë dhe frutat e freskëta si mango, luleshtrydhe dhe pjeshkët, veçanërisht nëse rriten brenda kështjellës Windsor.
mbreteresha elizabeth
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?