Ushqimet që njiheshin si të dëmshme,
na bëjnë mirë për shëndetin

6 Janar 2014, 10:22| Përditesimi:

  • Share
Shpesh ushqimet i ndajmë në të shëndetshme dhe në ato që nuk ka bëjnë mirë për shëndetin. Dietologët tani kanë rekomanduar edhe ato ushqime që më parë besonim se ishin të dëmshme.

Por, e vetmja gjë që duhet treguar kujdes është sasia e përdorur.

Veza është një prej këtyre produkteve dhe nuk këshillohet për ata persona që vuajnë nga zemra dhe kolesteroli i lartë. Kjo teori është rrëzuar dhe studime të tjera kanë treguar se një person në moshë të mesme mund të konsumojë një vezë në ditë, pa patur asnjë komplikacion.

Çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe rrit humorin për shkak të vetive të saj antioksiduese.

I rekomandueshëm është edhe fruti i avokados, i cili përmban vitaminë C dhe acid folik. Ky frut më parë nuk rekomandohej për shkak të sasisë së madhe të yndyrës.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?