Porosia nga KFC e trupit diplomatik kinez

Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez në Moskë kapet duke porositur KFC (VIDEO)

22 Mars 2023, 16:19| Përditesimi: 22 Mars 2023, 16:23

  • Share

RUSI- Delegacioni kinez që shoqëroi udhëheqësin e vendit më të populluar në botë në Moskë, Xi Jinping nuk iu rezervua një ushqim siç mund të jemi mësuar në delegacione të tjera me menu specifike të gatuar nga kuzhinierët më të mirë, por ushqim i shpejt nga KFC.

Fotot e postuara në Twitter tregojnë se rrethi i presidentit kinez ka porositur ushqim të shpejtë “made in USA”, konkretisht pulë KFC. Burri që po merrte porosinë është fotografuar jashtë hotelit me pesë yje ku ishte akomoduar delegacioni i Xi Jinping në kryeqytetin rus.

"A nuk kishte shije të mirë ushqimi i Putinit ?" , shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Me vizitën e tij në kryeqytetin rus dhe bisedimet me homologun e tij rus, presidenti kinez Xi Jinping u përpoq të krijonte një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për pulën e skuqur amerikane, gjërat ndryshojnë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 22/03/2023 17:16

    Kompanite Amerikane nuk kane ikur nga Rusia qe nga fillimi i luftes ? Atehere eshte ndonje ushqim tjeter jo KFC

    Përgjigju
  • Turi: 22/03/2023 16:32

    Hahahah sa te papare jane keta mashtrusit nuk len gje pa ber vetem qe te nxjerin keq Rusine dhe Kinen . E provuan me te gjitha menyrat ti largonin por tani qe skane cte bejne meren me llogje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?