Usain Bolt

Usain Bolt dëmtohet në ndeshjen e bamirësisë, largohet me barelë nga fusha

11 Qershor, 16:56| Përditesimi: 11 Qershor, 16:57

  • Share

LONDËR - Performanca e Usain Bolt në 'Soccer Aid' u ndërpre pasi ai u transportua me barelë jashtë fushe pasi pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave mbeti i shtrirë në fushë pasi sulmuesi anglez Jermaine Defoe e kaloi atë dhe të tjerët, përpara se të shënonte për të dëfguar rezultatin në 4-2. Në atë kohë, Bolt dukej se kishte lënduar kyçin e këmbës ndërsa përpiqej të hynte në duel me Defoe.

Megjithatë, fakti që xhamajkani nuk u ngrit në këmbë, tregoi se diçka më serioze kishte ndodhur.

Ekipi mjekësor e largoi Bolt nga fusha e 'Stamford Bridge', duke e çuar në tunel për të shqyrtuar çështjen. Më vonë në mbrëmje, Bolt postoi një foto në rrjetet sociale të tij në dhomat e zhveshjes me një protezë në këmbën e djathtë dhe duke mbajtur paterica.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?