Juristi Kreshnik Spahiu

Politikë

‘Uruan grekë, turq dhe maqedonas, Kosova ende jo’, Spahiu: Sa mllef kemi mes vetes!

28 Prill 2021, 10:13| Përditesimi: 28 Prill 2021, 10:24

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar detajin e rëndësishëm i cili shfaq marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin tij social Facebook, Spahiu shkruan se aq mllef ka mes nesh dhe aq larg është bashkimi kombëtar sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grekë, turq dhe maqedonas e bën të parët.

“Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin", shkruan Spahiu në postim.

Liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që bie në sy dhe bën shumë përshtypje është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka reaguar.

Përveç Kurtit edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç nuk ka uruar Shqipërinë.

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës mori mandatin e 3 radhazi, me një fitore historike.

Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?