Kosova & Rajoni

Ursula von der Leyen mbërrin në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç i dhuron tufë me lule

29 Shtator 2021, 21:29| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 21:32

  • Share

SERBI-  Pas vizitës në Malin e ZI, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Serbi. Ajo u prit në aeroport nga presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, i cili i dhuroi gjithashtu Von der Leyen-it, një tufë me lule.

Von der Leyen ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht vizitoi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ditën e sotme ishte në Kosovë dhe Mal të Zi. Ditën e nesërme pritet që presidentja e KE-së të mabjë një konferencë për shtyp me Vuçiç, ku do të diskutohet mbi tensionet Kosovë-Serbi, integrimi në BE si edhe politikat e brendshme të vendit. Ndërsa, destinacioni i fundit i Ursula von der Leyen do të jetë Bosnje-Hercegovina.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?