Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Kronikë

‘Urrejtja ndaj publikes’, Braçe denoncon vjedhjen në Qendrën Shëndetësore në Këmishtaj: Merr një banjo dhe ia ngjit dhomës së tij për nevoja private

18 Qershor 2021, 15:48| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 15:50

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar një vjedhje në Qendrën Shëndetësore në Këmishtaj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe publikoi disa foto të cilat dëshmojnë vjedhjet tualeteve nga Qendra Shëndetësore në Këmishtaj, duke thënë se kjo është një “çmenduri”.

Ai shprehet se pa këto pamje 3 javë më parë dhe më pas kërkoi që objekti të prishej, megjithatë një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

 “Sot isha përsëri dhe përsëri ishte po njësoj! Tani më mbeti të marr kazmën e ta prish vet!” shkruan Braçe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?