Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr.

Uroi presidentin e zgjedhur të Tajvanit, Kina parlajmëron Filipinet: Mos luani me zjarrin

16 Janar, 12:00| Përditesimi: 16 Janar, 12:01

  • Share

Kina thirri ambasadorin nga Filipinet të martën dhe paralajmëroi vendin “të mos luajë me zjarrin” pasi Presidenti Ferdinand Marcos Jr uroi presidentin e zgjedhur të Tajvanit Lai Ching-te për fitoren e tij në zgjedhje.

Kina ishte “shumë e pakënaqur dhe i kundërshton me vendosmëri këto komente”, tha zëdhënësi i ministrisë së saj të jashtme, duke iu referuar Marcos që uroi Lai të hënën për fitoren e zgjedhjeve të Tajvanit dhe duke iu referuar atij si presidentin e saj të ardhshëm, raporton Reuters.

“Vërejtjet përkatëse të Presidentit Marcos përbëjnë një shkelje serioze të parimit “Një Kinë” dhe … një shkelje serioze e angazhimeve politike të marra nga Filipinet ndaj palës kineze dhe një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës", tha zëdhënësi Mao Ning.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?