Najada Çomo

Urimi i Ramës për Najada Çomon: Përkushtimi i saj është frymëzim për të gjithë! I reziston me dinjitet sprovave të jetës

21 Nëntor 2020, 10:43| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 10:48

  • Share

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shefen e Spitalit Infektiv Najada Çomon për ditëlindje. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përkushtimi i saj është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës të shqiptarëve që punojnë dhe u bëjnë ballë sprovave të jetës.

"Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!" - shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen! Urojnë Rama e Manastirliu: Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?