Urimi i Burger King për 8 Mars trondit mediat sociale: Gratë e kanë vendin në kuzhinë

8 Mars 2021, 14:48| Përditesimi: 8 Mars 2021, 14:52

  • Share

Rrjeti global amerikan i Fast Food Burger King, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave ka bërë një postim në mediat sociale duke shkaktuar reagime të shumta.  

“Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, është postimi i Burger King në Twitter, i cili u komentua mjaft shumë. Megjithatë menjëherë pas tij është postuar edhe shpjegimi, i cili tenton t’i fuqizojë gratë në industrinë e kuzhinës.

“…Nëse duan, natyrisht. Megjithatë vetëm 20% e shefave të kuzhinës janë gra. Ne jemi në një mision për të ndryshuar raportin gjinor në industrinë e restoranteve duke fuqizuar punonjëset femra me mundësinë për të ndjekur një karrierë në kuzhinë”, është postimi tjetër i tyre.

Diferenca mes dy postimeve dhe natyra e tyre ka shkaktuar reagime të shumta. Sepse në fund të fundit të gjithë janë shefa kuzhine në shtëpinë e tyre dhe ka ardhur koha të bëhen më shumë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?