Gianni Infantino

Urime nga FIFA, Gianni Infantino letër Partizanit

21 Qershor 2023, 15:07
  • Share

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar një letër urimi për ekipit kampion të Shqipërisë, Partizanin. Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit të kuq.

Në urimin e tij Infantino thekson se titulli për Partizanin vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të gjithë ekipit.

Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino

Letra e kreut të FIFA-s

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?