Kronikë

Urdhri zyrtar, Ministria e Shëndetësisë: Nga e hëna studentë dhe arsimtarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit, përndryshe test PCR çdo javë! Studentët e pa vaksinuar mësim online

25 Shtator 2021, 21:27| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 23:02

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin zyrtar të vaksinës me detyrim nga studentët dhe arsimtarët duke thënë se duhet të fillojnë të paraqesin certifikatën e vaksinimit që hyn në fuqi ditën e hënë. Kush nuk e paraqet këtë certifikatë të vaksinimit, duket të paraqes një test negativ PCR çdo javë. Gjithashtu studentë e pavaksinuar duke filluar që nga 11 tetorit do të përdorin platforma alternative që është mësimi online.

Edhe një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

Ministrja u bëri apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.

Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë certifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët.

Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm dhe mësim online për studentët e pavaksinuar.  

Urdhri i Ministria e Shëndetësisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?