Foto ilustruese

Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore në Tiranë, plagosen tre pasagjerë

18 Shkurt 2020, 08:27| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 08:37

  • Share

TIRANË- Autobusi i linjës  “Tirana  e Re” mëngjesin e sotëm rreth orës 07:25 është përplasur me një makinë të Policisë Rrugore në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit janë lënduar tre pasagjere që po udhëtonin me urban, F.D. 53-vjeçe, S.GJ. 65-vjeçe dhe V.M. 48-vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • xxx: 18/02/2020 10:13

    Kush ka pasur celular polici apo shoteri autobuzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?