"Ura me shkallë" në Fier drejt
shkatërrimit, qytetarët të rrezikua

24 Janar 2013, 17:11| Përditesimi:

FIER - "Ura me shkallë, siç e njohin banorët, pothuajse të shkatërruar përmes së cilës lidhen disa lagje të qytetit të Fierit kalojnë çdo ditë qindra qytetarë, mes tyre edhe fëmijë shkolle.

Nga banorët njihet si" Ura me Shkallë", por pjesët anësore të saj janë degraduar tërësisht, jo vetëm si pasojë e mungesës së rikonstruksionit, por edhe nga dalja e lumit Gjanica gjatë ditëve të fundut nga reshjet e shiut.

Banorët ndihen të rrezikuar teksa kalojnë në këtë urë, pasi sipas tyre ajo është dëmtuar tërësisht ndër vite.

Ata shprehen përballë kamerës së televizionit A1Report:

“Këtu kalojnë jo vetëm qytetarë të lagjes por kalojnë edhe fshatrat. Kanë hedhur urën dhe e kanë prishur. Kanë frikë të kalojnë nxënësit se mos bien.Jo vetëm fëmijët, por edhe pleqtë.

Kjo ka një rrezikshmëri për tërë dyqanet dhe qytetarët, që punojnë këtu sepse mund të përmbytet.

Kjo përbën rrezik për banorët sepse e kemi parë vetë që njerëzit janë mbytur.”


Kjo urë e ngritur në vitin 1935 lidh lagjen “1 Maji” me Sheqin e vogël dhe lidh rreth 10 mijë banorë të zonës.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?