Ura e Madhe në Kukës drejt përfundimit, qytetarët kuksian dhe Kosova ndjekin nga afër orët e fundit të procesit

10 Mars, 11:50| Përditesimi: 10 Mars, 12:10

  • Share

Ura e Madhe ne Kukës që lidh Rrugën e Kombit dhe brigjet e lumit Drin kërkon edhe pak metra për t’u vendosur në dy bazamentet e saj.

Dhjetëra qytetarë të Kukësit, Kosovës dhe qyteteve te tjera të Shqipërisë, po shikojnë metrat e fundit të vendosjes.

Zhvendosja ujore e Urës së Madhe filloi të shtunën e 24 shkurtit të këtij viti.

Kalimi i urës nga bregu lindor i liqenit në bregun perëndimor po bëhet përmes një vaskave lundruese betonarme dhe me ndihmën e pistonave me kavo tërheqëse.

Vaska tjetër është tërhequr për shkak të metrave të fundit. pasi fillimisht kanë qenë dy vaska ujore që kanë nisur zhvendosjen e urës.

Nesër përfundon vendosja përfundimtare në dy bazamentet e betonit ose siç njihen në gjuhën teknike, pilat.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?