Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, 4 mijë banorë drejt izolimit! Administratori: Të ndërhyjë ARRSH dhe Bordi i Kullimit

22 Mars 2023, 17:10| Përditesimi: 22 Mars 2023, 17:30

  • Share

Ura e Bardhajve jo vetëm nuk po rikonstruktohet, por është kthyer në një vend grumbullimi inertesh Lehtesisht jane te dallueshme grumbujt e betonit në anë të urës.

Administratori i njësisë Rrethina në Shkodër, Erion Selgjekaj, tha se bordi i kullimit ka hedhur inerte per te mos lejuar shembjen e dheut dhe dëmtimin e mëtejshëm të urës.

“Inertet e fundit janë hedhur nga firma për të mbuluar gurët. Në shtratin e lumit Kir ka pasur problem të vazhdueshme sepse edhe kamionët hidhnin në mënyrë të paligjshme inerte, por për momentin ka rënie se disa kamionë janë ndaluar nga policia”.

Ura është e rrezikshme për kalimtarët, por bashkia e Shkodrës po pret që investimin ta kryejë bordi i kullimit dhe autoriteti i rrugor shqiptar. 

“Nga takimet me Bordin e Kullimit me qendër në Lezhë na është thënë se po bëjnë një projekt për të mbrojtur këmbët e urës se rikonstruksioni i plotë kushton shumë dhe duhet të investojë qeveria”.

Reshjet e dimrit e përkeqësuan situatën nga gërryerja e lumit Kir, ku siç shih në pamje, këmbët e urës janë në rrezik shembje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nijazi: 23/03/2023 05:12

    Thoni Benet Becit e Edi Rames tju rregulloj

    Përgjigju
  • Ilir: 22/03/2023 20:19

    Po ne lumin Shkumbin do nderhyhet sepse edhe ura qe lidh komunen Gjocaj me Peqinin po gerryhet dita dites nga dhjetera firma e individe grabites, te licensuar nga Qeveria Rama dhe ministria e Mjedisit, qe germojne pa leje me eskavator si ne mallin e babait te tyre.Po keto nuk i sheh qeveria, sepse eskavatoret e makinat e transportit jane shume te medha, apo nuk ia rrok syri qeveritareve. Mjere ai vend ku po shkon keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?