Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, ja kur nis shkolla e lartë

9 Gusht 2022, 17:24| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 17:26

  • Share

TIRANË- Viti i ri Akademik, për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor 2022.

Lajmi është dhënë nga Universiteti i Tiranës me anë të një reagimi në faqen zyrtare të institucionit.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?